Hezbollah ka konfirmuar vdekjen e liderit të tij, Hassan Nasrallah, pas një serie sulmesh ajrore të kryera nga forcat izraelite në Bejrut.
Nasrallah, i cili për vite me radhë kishte qëndruar larg syve të publikut nga frika e një atentati nga Izraeli, ishte një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në Lindjen e Mesme.
Sipas ushtrisë izraelite, operacionet janë zgjeruar në Luginën Bekaa, pasi u zbulua një raketë e lëshuar nga Libani.
Të premten, zyrtarët libanezë raportuan se gjashtë persona humbën jetën dhe 91 të tjerë u plagosën pas një sulmi ajror. Ndërkohë, zyrtarët vendas thanë se afro 800 persona kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Liban që nga e hëna.