Prokuroria Speciale e Hagës ka shkurtuar listën me dëshmitarë në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo pas urdhrit të dhënë nga Trupa Gjykuese në mënyrë që procesi gjyqësor të shkurtohet sa më shumë.
Prokuroria e Hagës tashmë ka larguar nga lista e dëshmitarëve 11 persona ndërsa dëshmitë e shtatë dëshmitarëve të tjerë do të pranohen me shkrim.
Pjesë nga njoftimi i Prokurorisë:
“Prokuroria e Specializuar nuk synon më të mbështetet në dëshmitë e njëmbëdhjetë (11) dëshmitarëve në vijim. Përveç kësaj, PSP-ja synon t’i dorëzojë me shkrim dëshmitë e shtatë (7) dëshmitarëve të mëposhtëm, në vend që t’i thërrasë ata për të dëshmuar”,
“Prokuroria e Specializuar do të vazhdojë të shqyrtojë dhe, sipas rastit, të rregullojë paraqitjen e rastit. Në mënyrë të veçantë, duke marrë parasysh ndër të tjera dëshmitarët e ardhshëm (dhe duke iu nënshtruar vendimeve për mocionet e provave), parashikohet që ZPS të jetë në gjendje të njoftojë të paktën shtatë ndryshime shtesë në listën e saj të dëshmitarëve më 1 nëntor 2024”, thuhet në njoftim.