BBC|A është tani e pashmangshme një luftë më e gjerë në Lindjen e Mesme?

Kjo është pyetja që BBC-ja e ka shtruar. Në një shkrim në mediumin publik britanik, korrespodenti i BBC-së Frank Gardner, i është përgjigjur kësaj pyetje.

“Jo, por shanset janë rritur në mënyrë dramatike në 24 orët e fundit.

Vetë arsyeja pse një konsorcium prej 12 vendesh, përfshirë aleatët dhe partnerët e Izraelit, po kërkonin një armëpushim 21-ditor në Liban ishte për të ulur temperaturën dhe për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së mëtejshme të këtij konflikti në Lindjen e Mesme” – ka shruar Gardner në BBC.

Por Izraeli ka vendosur në mënyrë të qartë se tani është afër mposhtjes së Hezbollahut dhe dëshiron të rikthejë avantazhin e tij, pavarësisht nga kostoja.

 

Pra, tani pyetja kryesore është; çfarë do të bëjë Irani?

Irani është në rrezik të shikojë shkatërrimin e aleatit të saj kryesor në rajon, Hezbollahut, por edhe parandalimin që ofrojnë raketat e Hezbollahut.

Raketat e ndryshme, lëshimet e tyre dhe njerëzit që i operojnë ato sigurisht që janë varfëruar javën e fundit, por shumë prej tyre mbeten të paprekura, duke përfshirë raketa të drejtuara me saktësi me rreze të gjatë, të afta për të goditur Tel Aviv dhe qytete të tjera.

Si Hezbollahu, ashtu edhe Irani e dinë se nëse i lëshojnë ato raketa në qytetet izraelite, kjo pothuajse me siguri do të sjellë dy gjëra: një hakmarrje të ashpër nga Izraeli kundër vetë Iranit dhe mund të sjellë SHBA-në, e cila ka anije luftarake të stacionuara në det të hapur.

Është gjithashtu e mundshme që tani mund të shohim një përfshirje më të madhe nga milicitë e mbështetura nga Irani në Irak, Siri dhe Jemen.

Diplomatët do të bëjnë më të mirën për të provuar të qetësojnë situatën, por tani Izraeli duket se është i vendosur të shkatërrojë Hezbollahun si një kërcënim për të.

Shpërndaje