Në fjalën e tij ambasadori britanik në Tiranë, Nick Abbott, theksoi nevojën e llogaridhënies dhe transparencës në mënyrë që institucionet e pavarura të ushtrojnë aktivitetin e tyre. A2 shkruan se ai inkurajoi këto institucione për bashkëpunim më parlamentin për balancë në qeverisje dhe u bëri thirrje që të zbatojnë rekomandimet.
“Besojmë shumë në rolin e parlamentit që të drejtojë mekanizmat që këto mekanizma të mos bëjnë konfuz gjithë procesin, por të garantojnë që përfaqësimi e përfshirja e institucioneve të pavarura. Ka nevojë për llogaridhënie e transparencë. Ka rëndësi për institucionet e pavarura. Ju inkurajojmë ju, institucionet e pavarura si një mundësi që të ushtroni aktivitetin tuaj. Ka nevojë për bashkëpunim të fuqishëm mes institucioneve të pavarura me parlamentin që të krijohet balanca në qeverisje. Theksojmë nevojën që të ndiqni rekomandimet e brendshme për të përmirësuar qeverisjen, fuqizimin e institucioneve të pavarura. Është aspekt kyç i Shqipëri në harmoni me kërkesat e BE, që do t’ju çojnë ju drejt integrimit. Llogaridhënia e strukturave qeveritare është shumë e rëndësishme për progresin e Shqipërisë”, u shpreh ambasadori britanik.